Ai është i cili dërgon erërat si përgëzues të mëshirë së vetë; kurse ata kur i nisin në lëvizje retë e rënda ne i shpiejmë kah ndonjë vend i vdekur dhe atje lëshojmë shiun, e me të bëjmë që të rriten frute të llojllojshme. Ashtu do të ngjallim edhe të vdekurit, mbase do të mblidhni mendjen!