You are here: Home » Chapter 24 » Verse 61 » Translation
Sura 24
Aya 61
61
لَيسَ عَلَى الأَعمىٰ حَرَجٌ وَلا عَلَى الأَعرَجِ حَرَجٌ وَلا عَلَى المَريضِ حَرَجٌ وَلا عَلىٰ أَنفُسِكُم أَن تَأكُلوا مِن بُيوتِكُم أَو بُيوتِ آبائِكُم أَو بُيوتِ أُمَّهاتِكُم أَو بُيوتِ إِخوانِكُم أَو بُيوتِ أَخَواتِكُم أَو بُيوتِ أَعمامِكُم أَو بُيوتِ عَمّاتِكُم أَو بُيوتِ أَخوالِكُم أَو بُيوتِ خالاتِكُم أَو ما مَلَكتُم مَفاتِحَهُ أَو صَديقِكُم ۚ لَيسَ عَلَيكُم جُناحٌ أَن تَأكُلوا جَميعًا أَو أَشتاتًا ۚ فَإِذا دَخَلتُم بُيوتًا فَسَلِّموا عَلىٰ أَنفُسِكُم تَحِيَّةً مِن عِندِ اللَّهِ مُبارَكَةً طَيِّبَةً ۚ كَذٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الآياتِ لَعَلَّكُم تَعقِلونَ

Efendi Nahi

Nuk është mëkat për të verbërin, as nuk është mëkat për të çalin, as për të sëmurin s’ka mëkat, as për ju nuk është mëkat që të hani në shtëpinë tuaj (të fëmijëve tuaj), ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e axhallarëve tuaja, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajëve tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata çelësat e të cilëve u janë lanë juve (për ta ruajtur atë), ose (në shtëpi) te miqtë e sinqertë. Nuk jeni mëkatarë që të hani bashkarisht apo veçmas; e kur të hyni në shtëpi – ju përshëndeteni banuesit e saj me një përshëndetje nga Perëndia, të begatshme e të mirë. Kështu ua shpjegon Perëndia juve dispozitat, për të medituar ju!